Clinton: Amerika do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën

sh Presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, është pritur nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Marketing

Clinton ka pasur një adresim të përbashkët pas takimit me Thaçit, ndërsa një pyetje në fund iu ka parashtruar nga gazetari i Klan Kosovës, Besnik Tahiri, duke i kërkuar një mesazh për popullin e Kosovës dhe dialogun me Serbinë.

Ish presidenti amerikan është përgjigjur: “Ua dëshiroj më të mirën. Mendoj se Kosova meriton të jetë në pjesë e BE-së, NATO-së dhe secilës organizatë që mund të jetë një shtet i pavarur”.

“Ish Presidenti George W. Bush ka bërë punë brilante pasi e ka njohur këtë shtet vetëm një ditë pas shpalljes së pavarësisë”.

“Të jeni të sigurt se Amerika do të vazhdojë ta përkrah shtetin e Kosovës. Secili amerikan do të veprojë kështu”.

Marketing