“Çmendet” moti në Greqi, stuhia e fortë me breshër përmbyt rrugët

Një stuhi e fortë, e shoqëruar me breshër ka goditur Argostolin dhe zonën e Kafolinias gjatë ditës së sotme.

Një avion i Sky Express që duhet të ulej në ishull u detyrua që të kthehej në Athinë për shkak të motit të keq.

Sipas të dhënave zyrtare, shirat e mëdha goditën zonën. Konkretisht, në Argostoli u regjistruan 30.7 ton ujë për hektarë, në Palliki 24.7 dhe në Faraklata 27.2 ton për gjysmë ore.

Marketing

Ndërsa në Faraklata intensiteti i shiut arriti në 236 tonë në orë. Nga pamjet e publikuara nga mediat greke duket se si shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje të rrugëve duke sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Marketing