Çmendet moti në Itali, reshje bore, përmbytje dhe rrëshqitje dherash

Sikur të mos mjaftonte Covid-19 dhe vala e dytë që po godet vendin, Italia po përballet edhe me një mot të keq.

Marketing

Pjesa veriore e shtetit apenin duket më e goditura, ndërsa nuk kanë munguar reshjet e dendura të borës dhe të shiut, të cilat kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dherash, raporton Ora News.

Është dhënë tashmë alarmi i verdhë në disa zona të Lombardisë, në Liguria, Marche, Lazio, Toscana dhe Basilicata.

Shumë lokalitete në Alto Adige kanë mbetur të izoluara për shkak të mbylljes së rrugëve.

Marketing