‘Çmendet’ moti, pas të nxehtit afrikan Europa pushtohet nga stuhitë

I nxehti afrikan që mbërtheu Evropën javën e shkuar, i ka lënë vendin shirave të rrëmbyeshëm, dhe erërave të forta që nisën prej fundjavës.

Marketing

Italia, Spanja, Polonia, Franca dhe Austria, ishin vendet më të prekura dhe në shumë zona autoritetet ishin në gjendje gatishmërie pasi nivelet e ujit po ngriheshin në lartësi të rrezikshme.

Si pasojë e kushteve të motit në Itali u raportua për tre viktima, nga ku dy persona u goditën nga rrufeja, ndërsa një tjetër u përplas me një rrethim duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ndërsa në Kirchberg, të Austrisë, shiu i rrëmbyeshëm bëri që sasi të mëdha balte të bllokonin rrugët. U desh ndërhyrja e makinerive të rënda për lirimin e tyre.

Ekspertët në të gjithë botën ia faturojnë këto kushte ekstreme moti ngrohjes globale.

Marketing