Real Madrid është duke bërë gjithçka që ta mbaj sulmuesin Cristiano Ronaldo, por ky i fundit duket se po e dëshiron vetë largimin nga Madridi me kërkesat e çuditshme të tij

Sipas gazetës Diario Sport, vetëm një rrogë e madhe mund t’ia ndryshojë mendjen Cristiano Ronaldos për t’u larguar te Los Blancosit.

Ronaldo, që është golashënuesi më i mirë në histori të Real Madridit (450 gola në 438 ndeshje) merr 42 milionë euro në sezon por ai dëshiron 75 milionë. Megjithatë, kjo është para taksave, kurse tani me ligjin e ri të Spanjës gjysma e 42 milionëve shkojnë tatime shtetit apo 50 për qind.

Edhe më 2017, Cristiano kishte paralajmëruar dëshirën e tij për t’u larguar nga Madridi për shkak të problemeve që kishte me autoritetet tatimore të Spanjës. Sipas thashethemeve, për shërbimet e tij ishin interesuar Manchester United dhe PSG, por në fund ai kishte vazhduar me Real Madridin.

Por, ky qëndrim ka bërë që fituesi i tri herë radhazi të Ligës së Kampionëve ka marrë kohë për të menduar. Portugezi sot i është bashkuar Kombëtares se Portugalisë për Botëror, derisa është dukur i lumtur më stërvitjet e tij të para me Kombëtaren.