Çmenduria e Douglas Costa ndëshkohet nga VAR (VIDEO)

Cristiano Ronaldo është zhbllokuar më në fund, por Juventus ka humbur një lojtarë të rëndësishëm si Douglas Costa, i cili ka marrë një karton të verdhë në minutën e 92-të të ndeshjes për një ndërhyrje të parregullt ndaj lojtarit të Sassuolo-s.

Marketing

Dy minuta më vonë ka ardhur edhe i kuqi direkt pasi Costa ka pështyrë të njëjtin lojtar. Ky gjest i ka shpëtuar arbitrit kryesor, por jo sistemit VAR falë të cilit gjyqtari ka patur mundësinë të ndëshkojë gjestin e shëmtuar të brazilianit.