Çmenduria e serbëve të veriut – Niset në këmbë për Beograd, “për hir të Kosovës”

27 serbë të veriut të Republikës së Kosovës janë nisur në këmbë për në Beograd, për “hir të Kosovës”.

Marketing

Kjo “sakrificë” e tyre po bëhet në mbështetje nga politika e qeverisë të udhëhequr nga Presidenti Aleksandër Vuçiç për ruajtjen e Kosovës brenda Serbisë.

Ky marshim i tyre do të jetë më shumë se 300 kilometra. Kësisoj, serbët do të arrijnë në Beograd më 19 prill.

“Kemi kaluar më shumë se 100 kilometra dhe ne duhet të pranojmë se nuk është e lehtë, sidomos në këto kushte të motit. Asnjë prej nesh, megjithatë, nuk do të dorëzohet për të shkuar në Beograd sepse mbështetja që po marrim gjatë rrugës na jep forcë dhe motivim për të përmbushur objektivin”, u shpreh Nenad Georgiev.

Marketing