Çmime të reja të derivateve të naftës

Çmimet e benzinës dhe dizelit prej sonte në mesnatë ulen prej 3,5 denarë deri 1,5 denarë. Më shumë do të ulet çmimi Eurosuper BS-98, gjegjësisht për 3,5 denarë, ndërsa më pas dizelit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëritë për 1,5 denarë për litër. Eurosuper BS-95 bie për 3 denarë.

Marketing

Sipas vendimit të Komisionit Rregullator Energjetik, çmimi i ri i Eurosuper BS-98 do të jetë 73 den/litar, Eurosuper BS-95 do të shitet me çmim prej 71,50 denarë, ndërsa dizeli me çmim prej 67,50 den/litër. Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëritë do të jetë 56,50 den/litër.

Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS bie për 0,995 den/kg që domethënë se tani do të shitet me çmim prej 37,414 den/kg.
Ulja e çmimeve të derivateve të naftës është fal çmimit më të ulët të naftës së papërpunuar në tregjet botërore në periudhën e kaluar 14-ditore dhe kursit më të ulët të denarit në krahasim me dollarin.