CNN turk: Dua Lipa kaloi natën me Marco Asensio pas finales së Ligës së Kampionëve

Marco Asensio dhe Dua Lipa kanë kaluar një natë së bashku. Kjo është të paktën se çfarë thotë edicioni turk i CNN-it.
Mediat turke shkruajnë se futbollisti i Real Madridit dhe bukuroshja shqiptare janë argëtuar pas përfundimit të finales së Ligës së Kampionëve mes madrilenëve dhe Liverpoolit.

Këngëtarja jonë u zgjodh që të argëtojë publikun në ceremoninë e finales së ligës elitare evropiane për klube të mbajtur në Ukrainë.

Marketing

Në fakt, edhe pse lajmi i CNN Turk nuk ofron më shumë informacione rreth takimit mes Asensios dhe Lipës, lajmin ua kanë konfirmuar burime të afërta me lojtarin.

Thuhet se dyshja janë takuar pas përfundimit të festës së madrilenëve në Kievi dhe se kanë qëndruar gjatë gjithë natës së 27 majit së bashku në një hotel.

Ndryshe, spanjolli ka fituar titullin e Ligës së Kampionëve me Realit pas triumfit me rezultat 3-1 ndaj Liverpoolit.

Theksojmë se Dua do të jetë gjatë verës në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, ku do të performojë në festivalin “Sunny Hill”.