Shefi i referimit në UEFA, Pierluigi Collina, ka insistuar se Michale Oliver me të drejtë kishte akorduar penallti në favor të Real Madridit në ndeshje kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve.

Lojtarët e Juventusit shpërthen në protesta kur gjyqtari anglez dha penallti në minutën e fundit të ndeshjes së dytë çerekfinale, kur rezultati i përgjithshëm ishte 3-3, transmeton Gazeta Express.

Gianluigi Buffon u përjashtua për sjellje të pahijshme dhe pas ndeshjes pohoi se Oliver nuk e kishte përvojën e duhur për t’u përballur me një ndeshje të asaj rëndësie.

Por, kështu nuk mendon ish-gjyqtari më i mirë në botë, Collina, i cili e ka mbrojtur vendimin e Oliverit.

“Penalltia u dha me të drejtë”, ka thënë Collina për Daily Telegraph.

“Ishte interpretim i incidentit. Gjyqtari pa çfarë ndodhi, bëri vlerësimet e veta dhe mori vendim”, shtoi ai

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/sport/collina-insiston-oliveri-me-te-drejte-akordoi-penallti-ne-favor-te-realit-kunder-juventusit-541608/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright