UEFA ka zgjedhur “Air Albania Arena” në Tiranë si vendin pritës të finales së parë të Conference League në vitin 2022.

Kjo është hera e parë që vendi ynë mirëpret një eveniment të këtij niveli. Në garë për finalen e parë kanë qenë edhe Franca, Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Si do të funksionojë kompeticioni?

Do të ketë tetë grupe me nga katër ekipe, të ndjekura nga play-off-et, raundi i 16-të, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalet.

Tetë fituesit e grupeve kalojnë automatikisht në 16-të e fundit, play-off-et shtesë të raundit të nokautit do të luhen para raundit të 16-të midis tetë nënkampionëve të grupeve dhe ekipeve të renditura në vendin e tretë të grupeve të UEFA Europa League.

Konkurrenca e re do të paraqesë 141 ndeshje gjatë 15 javëve të ndeshjes, saktësisht si UEFA Europa League me pamje të re.

Çfarë marrin fituesit?

Fituesi i kompeticionit të ri do të ketë të drejtë të hyjë në fazën e grupeve të sezonit vijues UEFA Europa League.