Conte: Futbolli është sport, jo luftë

Antonio Conte nuk është i sigurt që Romelu Lukaku do të startojë për Interin, por ai ka dhënë një mesazh të fortë duke i quajtur fansat e Juventusit “të çmendur dhe vulgar” të cilët dëshirojnë t’ia mohojnë atij trashëgiminë. “Kam vuajtur me këtë gjë prej që jam kthyer në Itali”

Marketing

“Pres një ndeshje në mes të dy skuadrave të cilat për momentin janë në krye të tabelës në Serie A”, ka thënë Conte në konferencën e tij për shtyp.

“Këto janë skuadra të cilat deri me tani ia kanë dal më mirë se të tjera, por ne ende jemi në javën e shtatë. Vlerat reale të klubit kanë ecur me kohën, për të cilat unë gjithmonë them se kjo është arsyeja pse ne të punojmë për ambiciet tona dhe të shohim se cili do të jetë roli i jonë këtë sezon”.

Kjo është hera e parë që Conte do të përballet me Juventusin prej që ai u largua nga klubi më 2014 dhe ai këtë do ta bëj me klubin më rival të ish klubit të tij.

Conte është pyetur edhe për një peticion që është bërë kundër tij, i nënshkruar nga 15000 tifozë të Juventusit, për t’ia larguar yllin në emër të tij në stadiumin Allianz Stadium Walk of Fame, një propozim që është refuzuar nga presidenti i klubit, Andrea Agnelli.

“Jam i zhgënjyer që ai ka intervenuar, për shkak se i ka dhënë publicitet një propozimi vulgar. Ai i ka dhënë hapësirë një lëvizje të injorantëve, njerëzve që s’kanë vlera dhe janë të paedukatë. Nuk dua as që të debatoj për këtë gjë por ju jeni media dhe po i vendosni në qendër të vëmendjes njerëzve të çmendur dhe injorantë”, është përgjigjur Conte.

“Këta nuk janë tifozë, ata janë injorantë. Ia kam kthyer mesazhin 10 ditë më parë. Ne jemi me fat që mund të involvohemi në sportin më të mirë në botë dhe ne duhet të japim shembull, të përcjellim vlera pozitive dhe entuziazëm duke luajtur futboll. Ky është sport, nuk është luftë. Ndonjëherë njerëzit e harrojnë këtë”.

Marketing