Conte i lumtur me paraqitjen e Inter ndaj Milan: Fitore e merituar

Antonio Conte është shprehur shumë i lumtur me triumfin në derbin e Milanos.

Marketing

Trajneri i Inter, Conte, ka përgëzuar lojtarët e tij për paraqitjen fantastike në ndeshjen kundër rivalëve lokal, Milan.

Inter regjistroi fitore me rezultatin 0:2, duke dominuar ndeshjen thuajse në secilin aspekt dhe trajneri italian ka mbetur i kënaqur me këtë paraqitje që solli fitoren, që sipas Conte ishte krejtësisht e merituar.

“Djemtë luajtën një ndeshje të mirë në secilin aspekt. Ishte fitore e merituar. Jam i lumtur për tifozët tanë” ka thënë Conte pas ndeshjes, transmeton lajmi.net.

Skuadra e Conte dominoi ‘Derby della Madonnina’ duke goditur shtyllën tri herë dhe duke shtyrë Donnarumman që të bëjë disa pritje heroike.

Tashmë, pas katër xhirove, Inter numëron 12 pikë, i vetëm në krye të tabelës.

Marketing