Conte insiston për shërbimet e Giroud

18:45 | 12 Maj 2021

Marketing

Trajneri i Interit, Antonio Conte mendon se sulmuesi Olivier Giroud është i duhuri për të përforcuar sulmin.

Tekniku italian e njeh mirë francezin pas kohës që kaluan se bashku në Londër dhe është i bindur që lojtari do përshtatet në mënyrën si luajnë, transmeton lajmi.net.

Giroud ishte pranë nënshkrimit me “Neurazzurët” verën e kaluar, por në fund befasoi duke rinovuar me “Blutë”.

Sidoqoftë, tani Giroud nuk është duke luajtur shumë nën urdhrat e Tuchel dhe do jetë i hapur për të provuar Seria A.

Lazio gjithashtu ka shprehur interesim për lojtarin, por kampioni i Italisë ka përparësinë duke marrë parasysh edhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/