Conte thumbon Juventusin para derbit

11:50 | 15 Maj 2021

Marketing

Antonio Conte vlerësoi me notën maksimale sezonin e Interit të tij.

Në një intervistë për Inter Chanell para sfidës ndaj Juventusit trajneri i zikaltërve theksoi se ky ka qenë një kampionat i ekulibruar me përjashtim të Interit që ka patur një marsh më shumë se të tjerët, diçka që as vetë Antonio Conte nuk e priste.

Conte shtoi se fitimi i titullit ka qenë një arritje e madhe për Interin pasi ka thyer dominimin e Juventusit pas 8 vitesh.

“Gjatë një sezoni ka ndeshje që të vendosin përballë më të fortëve dhe të tregojnë se në çfarë niveli je. Të fitosh kundër skuadrës që ka dominuar Serie A për nëntë vite radhazi, do të thotë shumë në aspektin e vetëvlerësimit dhe vetëdijes në potencialin tonë”.

“Ky është shkaku pse fitimi i titullit ka qenë shumë i rëndësishëm për ne. Jemi treguar shumë të aftë, kemi vijuar rrugëtimin tonë me fitore. Sinqerisht që nuk e prisja të dominonim kështu siç kemi bërë, mendoja se gara për titullin do të ishte më e ekuilibruar. Sigurisht që ekuilibri ekziston, por brenda skuadrës time. Kemi realizuar diçka të papritur, sidomos për mënyrën se si ia dolëm të triumfojmë”, thekson Conte, i cili komenton edhe duelin e nesërm. “Çdo ndeshje vlen tre pikë, kjo është e vetmja gjë për të cilën duhet të mendojmë”.

“Shkalla e vështirësisë shtohet kur ndeshesh me skuadra si Juventusi, Milani, Napoli dhe Atalanta. Gjithsesi, kampionati fitohet në 38 ndeshje, të gjitha kanë të njëjtën vlerë. Në këtë kampionat ne kemi bërë gjëra të jashtëzakonshme, të gjithë kanë merita“, theksoi Conte. /SS/

Marketing