Conte vazhdon ‘kokëfortësinë’ e tij, nuk do të mbajë konferencë për shtyp

10:00 | 14 Maj 2021

Marketing

Antonio Conte nuk do të mbajë një konferencë shtypi para ndeshjes para ndeshjes kundër Juventusit pasi ai dëshiron të shmangë pyetjet në lidhje me çështjet jashtë fushe.

Kampionët e Serie A përballen me Juventusin në Allianz Stadium të shtunën, transmeton lajmi.net.

Sipas disa raporteve në Itali, tekniku italian do të flasë vetëm me Inter TV, ashtu si bëri më parë këtë javë para ndeshjes kundër Romës.

Ish-shefi i Chelsea dhe Juventus ende nuk ka folur me mediat që kur Interi fitoi titullin në Serie A dy javë më parë.

Il Corriere dello Sport raporton se Conte do ta bëjë këtë vetëm pasi të takohet me Presidentin e Interit Steven Zhang.

Zhang thuhet se u ka kërkuar lojtarëve të Interit që të heqin dorë nga pagat dy muaj, por lojtarët e Inter thuhet se kanë refuzuar të marrin një ulje page./Lajmi.net/

Marketing