Coronavirus: Premierliga me këshilla për tifozët

Premierliga ka lëshuar disa këshilla për tifozët që përkrahin skuadrat e tyre në udhëtim këtë vikend.

Marketing

Në përputhshmëri me rregullat e caktuara nga qeveria, Premierliga po ndihmon për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit.

Derisa rerziku publik është rritur këtë javë, momentalisht nuk është marrë vendim që të shtyhet ose të anulohet ndonjë eveniment sportiv

Megjithatë, Premierliga ka lëshuar një numër këshillash për tifozët e futbollit.

*Pastroni duart shpesh, me ujë dhe shampon – bëjeni për së paku 20 sekonda
*Gjithmonë pastroni duart kur shkoni në punë ose shtëpi
*Kur teshtini apo kolliteni, mbuloni gojën me mëngë ose faculeta
*Vendosini faculetat në shportat e mbeturinave
*Provoni të shmangni kontaktet me njerëzit që nuk ndihen mirë
*Mos prekni sytë, hundën ose gojën nëse duart tuaja nuk janë të pastra

Premierliga është duke shqyrtuar edhe opsionin që të luajë ndeshjet pa tifozë. Madje, FA ka vendosur rregull që lojtarët të mos shtrëngojnë duart para fillimit të ndeshjes.

Marketing