Thibaut Courtois beson se është transferuar në klubin më të mirë në botë, pas kalimit në Real Madrid nga Chelsea për 35 milionë euro.

Courtois sot i mbajti testet mjekësore, të cilat i kaloi me sukses, si dhe nënshkroi kontratë gjashtëvjeçare me klubin madrilen. Kjo kontratë do ta mbajë atë te kampionët evropianë deri në vitin 2024, transmeton Gazeta Express.
“Transferimi në klubin më të mirë në botë është përgjegjësi dhe nder. Sot, unë e plotësova ëndrrën time. Nuk mund ta imagjinoni sa i lumtur jam dhe sa shumë kam punuar që të arrij këtu”, ka thënë belgu.

“Që kur kam qenë fëmijë, kam ëndërruar për këtë moment. Kam qenë rival dhe e di se çfarë do të thotë kur ndeshesh me Real Madridin. Sot, unë jam një prej jush. Hala Madrid!”.