Nëse Barcelona më në fund do të inkurajohej mjaftueshëm për ta kthyer Neymarin, Katalanasit do të duhej të gjenin një mënyrë për ta bërë një gjë të tillë.

Braziliani kaloi te Paris Saint-Germain për shumën e 222 milionë eurove dhe, megjithëse duket se në këtë kohë është zhvlerësuar, është e sigurt se ekipi francez do të kërkojë një shumë të majme parash për të.

Në këtë situatë, Barcelona mund të trajtojë mundësinë e përfshirjes së një lojtari që mund ta bëjë operacionin më të lirë.

Në mënyrë të veçantë, ka dy lojtarë që ekipi katalanas nënshkroi, praktikisht, me paratë e fituara nga shitja e Neymar. Është rasti i Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembélé.

Asnjëra prej tyre nuk ka arritur të japë performancat e pritshme. As nuk kanë qenë në gjendje ta bëjnë publikun e Barcelonës për vete.

Teksa Barca pagoi për të dy më shumë se 100 milionë euro, atëherë se ofrimi i njërit prej tyre për marrëveshjen me Neymar mund ta lehtësonte çmimin. Por megjithatë duhet të vendoset mes njërit prej tyre, Coutinho ose Dembele për Neymar.