Coutinho dhe Neymari ia dhurojnë Brazilit fitoren e parë në minutat e fundit

Brazili me shumë mund ka marrë pikët e plota në ndeshjen e dytë në Rusi, duke e mposhtur 2-0 Kosta Rikën.

Heroi i Brazilit ishte mesfushori i Barcelonës, Philippe Coutinho, që realizoi golin e epërsisë në minutën e 91’, kur ishin dhënë 6 minuta shtesë.

Kjo hapi rrugën edhe për një tjetër gol, të cilin e realizoi Neymari 90 +6, për 2-0.

Kjo fitore e dërgon Brazilin në krye të Grupit E me katër pikë, një më shumë se Serbia që do të përballet me Zvicrën e shqiptarëve nga ora 20:00.

Pas kësaj humbje, e dyta me radhë, Kosta Rika edhe matematikisht përshëndetet nga Botërori.