Coutinho e kërkon kalimin në Premier League!?

Philippe Coutinho dëshiron të largohet nga Barcelona për t’iu bashkuar Manchester Unitedit në përfundim të këtij sezoni, sipas mediave britanike.

Marketing

Daily Star raporton se mesfushori brazilian u ka thënë disa futbollistëve spanjoll të Manchester Unitedit se dëshiron t’iu bashkohet atyre në “Old Trafford”.

Kjo është viti i parë i plotë i Coutinhos në Barcelonë, por ai është duke pasur probleme ta fitojë një vend prej titullar në ekipin e parë.

Shanset e tij për të qenë titullar në fakt do të pakësohen edhe më shumë me ardhjen e Frenkie de Jongut në verë.

Prandaj nëse Unitedi është i gatshëm t’i shpenzojë 100 milionë euro për të, atëherë 26-vjeçari është i gatshëm t’i thotë po menjëherë kthimit në Premierligë. /Gazeta Express/