Covid-19, futbollistët e Bayern Munchen ulin rrogat e tyre

Në një kohë që koronavirusi ka vendosur në vështirësi financiare miliona njerëz, mijëra biznese dhe kompani, kësaj krize nuk mund t’i shpëtonin as klubet e futbollit, madje edhe ata më të pasurit.

Marketing

Prej ditësh flitet për reduktimin e pagesave të futbollistëve, ndërsa në pritje të një vendimi që do të merret shpejt, te Bayern Munhen kanë vepruar menjëherë.

Lojtarët e skuadrës bavareze dhe drejtuesit e klubit kanë vendosur të heqin dorë nga 20% e pagës së tyre si shenjë e solidaritetit me të punësuarit e tjerë të klubit, në mënyrë që të mos penalizohen shumë në të ardhurat e tyre në këtë moment të vështirë të krijuar nga Covid-19.