COVID-19 i merr jetën kirurges së njohur shkodrane

Kirurgia nga Shkodra, Zyliha Kraja ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Ajo ishte e infektuar me koronavirus dhe gjendja e saj shëndetësore kishte filluar të përkeqësohet ditët e fundit.

Marketing

Mjekja e njohur vijonte të jepte kontributin e saj në spitalin rajonal të Shkodrës, në repartin e Kirurgjisë, edhe pse kishte dalë në pension.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se gjatë 24 orëve të fundit kishin ndërruar jetë 5 qytetarë dhe ishin zbuluar me COVID 123 të tjerë.

Marketing