COVID-19 i merr jetën një tjetër mjeku në Shqipëri (Foto)

Një tjetër viktimë është regjistruar nga COVID-19 tek bluzat e bardha në Shqipëri. Mësohet se mjeku Josif Dena nga Berati ka humbur betejën me koronavirusin.

Marketing

Sipas informacioneve , doktori kishte disa ditë i infektuar me koronavirus, por nuk mundi të mbijetonte.

Një nga faqet e qytetit të Beratit shkruan në rrjetet sociale; “Doktor Sifii (Josif Dena) pas nje beteje me  Covid. Një humbje e madhe për familjen dhe qytetin! Ngushëllime  familjes! U prehtë në paqe!”.

Marketing