COVID-19/ Kalon mbi 400 numri i të shëruarve

Kryeministri Edi Rama informoi se numri i pacientëve që kanë fituar betejën me koronavirusin është mbi 400.

Marketing

“Kalon mbi 400 numri i të shëruarve”, tha Rama, duke ndarë lajmin e mirë.

Aktualisht, në Shqipëri rezultojnë 712 të infektuar nga 7 015 teste të kryera në total. Ditën e djeshme janë konfirmuar pozitiv 34 persona. Deri tani janë shëruar 403 persona dhe kanë humbur jetën 28 të tjerë.

Marketing