COVID-19, kryeministri francez: Nuk përjashtohet rikthimi i izolimit

Pandemia COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në të gjithë botën duke shkaktuar viktima dhe dëme të shumta materiale.

Marketing

Lidhur me shtimin e rasteve të reja me koronavirus, kryeministri i Francës, Jean Castex nuk e ka përjashtuar mundësinë e një bllokimi të ri.

Ai deklaroi se duhet të merren masa pasi vendi nuk mund të rrezikohet nga pandemia.

“Nuk duhet të luani më këtë pandemi. Nëse nuk veprojmë, mund të gjendemi në një situatë edhe më të vështirë dhe kjo mund të nënkuptojë një ri-izolim”, është shprehur Castex.

Në 24 orët e fundit në Francë u shënuan 16,096 raste të reja, ndërsa 52 pacientë humbën jetën, duke e çuar në 31,5111 numrin e përgjithshëm të viktimave./

Marketing