Covid-19 në Shkup, brenda 24 orëve asnjë pacient nuk është paraqitur për trajtim spitalor

Ministria e Shëndetësisë njofton se në kovid-qendrat në Shkup brenda 24 orëve nuk është pranuar për trajtim asnjë pacientë i dyshuar apo i diagnostikuar me Covid-19, transmeton Alsat.

Marketing

Për momentin në të gjitha institucionet shëndetësore në Shkup gjithsej ka 46 pacient që po trajtohen për koronavirus. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se gjithsej në qendrat spitalore në territorin e gjithë vendit ka 126 pacientë që trajtohen për Covid-19.

Marketing