COVID-19 në Shqipëri/ 4 viktima dhe 302 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur përditësimin e situatës Covid në vendin tonë.

Marketing

Janë kryer 1329 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 302 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 82 qytetarë, duke e çuar në 10548 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

196 të prekur në Tiranë, 31 raste në Durrës, 17 raste në Fier, 11 raste në Tropojë, 8 raste në Kurbin, 6 raste në Pogradec, 5 raste në Shkodër, 4 raste në Kukës, Rrogozhinë, Kuçovë, 2 raste në Korçë, Kavajë, Vlorë, Mallakastër, Vorë, Patos, 1 rast në Mirditë, Kamëz, Bulqizë, Peqin.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 264 pacientë, 11 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 77 vjeçar dhe një 80 vjeçare nga Tirana, një 80 vjeçar nga Fier, një 82 vjeçar nga Durrësi.

COVID-19 – Statistika (24 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                         302

Të shëruar ne 24 orë                      82

Të shtruar në spitale                       264

Humbje jete në 24 orë                  4

Testime ditore                                  1329

Testime totale              115710

Raste pozitive                    18858

Raste të shëruara              10548

Raste Aktive                           7837

Humbje jete                          473

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  3966

Durrës                  755

Shkodër                491

Fier                         511

Korçë                    479

Lezhë                     379

Elbasan                  344

Vlorë               308

Berat               222

Kukës                      190

Dibër                96

Gjirokastër           96

Marketing