Që nga dita e nesërme ora policore do të fillojë çdo ditë punë nga ora 16 deri në orën 5 të mëngjesit në gjithë territorin e vendit. Në fundjavë ora policore do të zbatohet 24 orë. Gjatë javës personat deri 18 vjet do të kenë mundësi lëvizjeje nga ora 13 deri ora 15, ndërsa personat mbi 67 vjet nga ora 10 deri në ora 12. Qeveria ka vendosur të kufizojë edhe lëvizjen në vendet publike. Nuk lejohen të frekuentojnë më shumë se dy persona, ndërsa masa nuk vlen për personat 14 vjeç nëse janë të shoqëruar nga prindërit. Ky vendim i Qeverisë vjen pas rekomandimeve nga Shtabi i Përgjithshëm i Krizës, mbi bazën e pritshmërive për rritjen e numri të infektuarve 2 javëve në vijim. Kryeministri teknik, Oliver Spasovski thotë se në bazë të analizave, kulmi i krizës në vend pritet tre javët e ardhshme.

Sipas ekspertëve, 2-3 javët e ardhshme do ta arrijmë kulmin e të infektuarve nga virusi Korona i cili me gjasë do të jetë nga 2000 deri 2500. Është më mirë që të përgatitemi për më shumë dhe numri të jetë më pak se sa të na ndodhë e kundërta- deklaroi Oliver Spasovski.

Spasovski shtoi se festat dhe ceremonitë fetare këtë vit do të kryhen nga shtëpia, me qëllim ruajtjen e shëndetit publik.

Këtë vit Pashkët dhe festat e Ramazanit do t’i festojmë nga shtëpitë tona. Ky vit është vit i njerëzimit. Shteti dhe populli munden vetëm bashkërisht ta mundin virusin. Këtë luftë nuk mund ta fitojmë vetë, por vetëm të bashkuar. Për këtë arsye shmangni kontaktet fizike, rrini në shtëpi sa më shumë që mundeni- tha Oliver Spasovski, Kryeministër teknik.

Ndryshe, në vendin tonë sipas të dhënave të fundit si pasojë e pandemisë Covid-19 numri i viktimave shkon në 21, ndërsa i të infektuarve në 570. Numri më i madh i të prekurve vazhdon të mbetet në Shkup dhe Kumanovë. Gjatë ditës së djeshme janë shëruar 4 pacientë të cilët janë lëshuar për kurim shtëpiak. Të njëjtëve i është bërë edhe testi dytë dhe tretë. Numri i pacientëve të shëruar në vendin tonë shkon në 30.