Covid-19/ OBSH: Mbi 14 milionë të infektuar në të gjithë botën

OBSH ka ngritur shqetësimin se numri i të prekurve me covid 19 në të gjithë botën ka shkuar në mbi 14 milionë. SHba vazhdon të mbetet në krye të listës, ku gjendja sidomos në dy javët e fundit ka njohur shifra të larta në rritje. Në Australi disa shtete janë rikthyer në izolim, ndërsa maska është vendosur të mbahet me detyrim në ambiente të mbyllura.

Marketing

Mbi 14 milionë të prekur është shifra e të infektuarëve me covid 19 në rang botëror. Të dhënat janë publikuar nga Organizta Botërore e Shëndetësisë e cila thekson se pandemia rrezikon çdo ditë jetën e njerëzve globalisht.

Numri i viktimave ka shkuar në mbi 605.214 persona, ndërkohë janë shëruar 8.628.163 pacientë tek të cilët është konfirmuar koronavirusi. Aktualisht në botë ka 5.210.446 raste aktive me COVID-19.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të mbetën vendi I goditur me rëndë nga pandemia me 3.883.597 njerëz të infektuar dhe 142.878 të vdekur si rezultat i infeksionit. Pas SHBA-së për nga numri i rasteve radhiten Brazili, India, Rusia, Peruja, Meksika, Spanja, Britania e Madhe, Irani, Pakistani, Arabia Saudite, Italia, Turqia dhe Gjermania.

Alarmin nga pandmeia ka ngritur edhe Australia, ku disa qytete janë rivendosur në izolim për shkak të numrit të lartë të rasteve ndërsa përdorimi I maskës është I detyrueshëm. Autoritet kanë njoftuar se vala e dytë e shpërthimit nga covid 19 do të zgjasë me javë të tëra.

Edhe Franca së fundmi ka njoftuar përdorimin e maskës në vende të mbyllura publike, si dhe një seri dyqanesh në SHBA. Maska dhe distancimi social vazhdojnë të mbetën mbrojtja kryesore ndaj covid 19.

Marketing