COVID-19/ Rriten ndjeshëm rastet në Shqipëri, vatra të reja në disa qytete

Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 276 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 23 raste të konfirmuara pozitive, 12 prej të cilave në Tiranë. 8 janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive dhe 4 janë raste të reja në proces hetimi.

Marketing

Në QSUT, ku jane testuar 57 personel shëndetësor dhe pacientë, dhe të gjithë kanë rezultuar negativë.

6 raste janë konfirmuar në Mat, kontakte të një paciente në QSUT dhe 4 raste në Lushnje, kontakte të rasteve pozitive të konfirmuar më herët në Tiranë dhe 1 rast i ri në Durrës.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 15,500 testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1099. Prej tyre, mbi 77% janë të shëruar.

Në vendin tonë aktualisht janë 215 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë.

COVID-19 – Statistika (29 Maj 2020)

Testime totale 15595

Testime molekulare 14269

Testime serologjike 1326

Raste pozitive 1099

Raste të shëruara 851

Raste Aktive 215

Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 121

Durrës 42

Krujë 17

Shkodër 11

Kamëz 9

Mat 6

Lushnje 4

Berat 2

Fier 2

Korçë 1.

Marketing