COVID-19 Shqipëri/ Asnjë humbje jete, 2 raste të reja

Asnjë viktimë nuk është shënuar nga COVID-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë këtij harku kohor janë shënuar 2 raste të reja me COVID-19 nga 2618 testime të kryera.

Marketing

Raste e reja janë shënuar Tiranë dhe Berat. Aktualisht janë 143 raste aktive me Sars Cov2 pozitiv në të gjithë vendin. Po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Ndërkohë, janë shëruar 23 qytetarë në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,865 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 23
Të shtruar në spitale 20
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2,618

Testime totale 759,601
Raste pozitive 132,461
Raste të shëruara 129,865
Raste Aktive 143
Humbje jete 2,453

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 43
Tiranë 38
Berat 17
Elbasan 10
Durrës 10
Gjirokastër 7
Lezhë 6
Korçë 5
Dibër 3
Fier 2
Vlorë 1
Kukës 1