Covid-19, sot fillojnë masat e reja shtrënguese

Që nga dita e sotme ora policore do të fillojë çdo ditë punë nga ora 16 deri në orën 5 të mëngjesit në gjithë territorin e vendit. Në fundjavë ora policore do të zbatohet 24 orë.

Marketing

Gjatë javës personat deri 18 vjet do të kenë mundësi lëvizjeje nga ora 13 deri ora 15, ndërsa personat mbi 67 vjet nga ora 10 deri në ora 12. Qeveria ka vendosur të kufizojë edhe lëvizjen në vendet publike. Nuk lejohen të frekuentojnë më shumë se dy persona, ndërsa masa nuk vlen për personat 14 vjeç nëse janë të shoqëruar nga prindërit.

Ndalimi nuk vlen për policinë, ushtrinë, punonjësit e shëndetësisë, si dhe marketet dhe restorantet që janë furnizues të produkteve. Barnatoret do të funksionojnë pa ndalesa.

Ky vendim i Qeverisë vjen pas rekomandimeve nga Shtabi i Përgjithshëm i Krizës, mbi bazën e pritshmërive për rritjen e numri të infektuarve 2 javëve në vijim. Në bazë të analizave të institucioneve kulmi i krizës në vend pritet tre javët e ardhshme.

Dyqanet me prodhime ushqimore do të duhet ta rregullojnë orarin e tyre të punës në përputhje me ndalimet e lëvizjes në territorin e vendit.

Marketing