Covid-19 tema më e studiuar shkencore me mbi 87.000 punime

Pandemia e koronavirusit ka tërhequr të gjithë vëmendjen e komunitetit shkencor në botë.

Marketing

Universiteti shtetëror i Ohios ka publikuar një statistikë ku vëren se nga fillimi i pandemisë deri në tetor të vitit të shkuar ishin botuar mbi 87 000 studime shkencore për këtë temë.

“Është një numër i mahnitshëm botimesh – mund të jetë i pashembullt në historinë e shkencës,” tha bashkë-autorja e studimit Caroline Wagner, profesore pranë Universitetit Shtetëror të Ohajos.

“Pothuajse i gjithë komuniteti shkencor kudo në botë e ktheu vëmendjen  tek kjo çështje”, vuri në dukje studiuesja.

Shkalla me të cilën po bëhen studime mbi koronavirusin tejkalon çdo temë tjetër në histori.

Një nga temat e nxehta të viteve ’90 ishin kërkimet në nanoshkencë, dhe u deshën më shumë se 19 vjet që numri i punimeve shkencore mbi këtë temë të shkonte në 90,000, thonë studiuesit.

Vendet lider në kërkime gjatë muajve të parë të pandemisë ishin Kina dhe Amerika, vë në pah publikimi.

Pas rënies së infektimeve në Kinë, studiuesit kinezë e ulën sasinë e kërkimeve për këtë temë. Që prej fillimit të pandemisë e deri në prill të vitit të shkuar, shkencëtarët kinezë kishin 47% të punimeve të botuara në të gjithë botën.

Kjo normë kërkimesh shkencore ra në 16% të të gjitha punimeve midis 13 korrikut dhe 5 tetorit 2020.

“Kjo na befasoi pak,” dhe financimi i qeverisë mund të jetë një faktor, tha Ëagner.

Gjithashtu, puna nga studiuesit kinezë u ngadalësua prej një kërkese që të gjithë artikujt për Covid-19 të aprovoheshin nga zyrtarë të qeverisë, vuri në dukje Wagner.

Marketing