COVID-i frymëzon artistin gjerman/ Të bësh art me maskën mbrojtëse

Maskat mbrojtëse janë kthyer në aksesorin më të përdorshëm e më të nevojshëm për të gjithë njerëzit në këto ditë pandemie që po kalojmë.

Marketing

Maska kirurgjikale apo dhe ajo e bërë vetë duhet të mbahen në ambiente të mbyllura për të siguruar mbrojtjen e shëndetit tonë.

Për shumicën prej nesh, maska është futur në listën e rregullt të mjeteve që na duhen në çdo kohë, siç janë edhe çelësat, telefoni apo portofoli dhe gjithmonë do ta kemi një rezervë në çantë, ndryshe na presin pasoja të tjera.

Për një artist gjerman maska është më shumë se një mjet mbrojtës nga COVID-19, pasi është kthyer në një burim frymëzimi për të.

Stilisti me famë, Steffen Kraft i njohur si ICONEO, vendosi të fusë maskat e fytyrës në ilustrimet e tij. Maska mbrojtëse, siç është një pjesë e pandashme në jetën tonë të përditshme është kthyer në personazh edhe në ilustrimet e stilistit.

Marketing