CR7 poston një fotografi nga stërvitja, tifozët vërejnë një detaj interesant

Lojtarët e Juventusit kanë edhe dy ndeshje për të zhvilluar në Serie A, para se të nisin pushimet e verës.

‘Zonja e Vjetër’ për të tetën herë më radhë ka fituar titullin kampion në Itali, por në qëllimin kryesor të tyre, në Ligën e Kampionëve, kanë dështuar.

Marketing

Është e qartë se qëllimi kryesor i tyre për sezonin e ri, do të jetë triumfi në Evropë.

Me Cristiano Ronaldon në skuadër, dhe me afrime të tjera të mundshme, ‘Zonja e Vjetër’ do të kërkojë t’i jap fund pritjes së gjatë për trofeun e Ligës së Kampionëve.

Derisa të vijë ai moment, portugezi 34 vjeçar vazhdon të merr vëmendjen te Juventus edhe gjatë stërvitjeve.

Ai ka postuar një fotografi nga stërvitja e fundit me Juventus, dhe tifozët kanë vërejtur një detaj të cilin e kanë komentuar shumë.

Shumë janë befasuar kur vunë re ndryshimet e mëdha midis këmbëve të Ronaldos dhe Leonardo Bonuccit, që duken ndryshe nga fiziku si ‘nata me ditë’.

Marketing