CR7 refuzon mediat serbe, ja reagimi i tyre

Cristiano Ronaldo mbrëmjen e djeshme pësoi një dëmtim dhe pas 30 minutash është detyruar të largohet nga fusha e blertë.

Marketing

Pas ndeshjes me fanellën e Portugalisë, “ylli” i Juventusit u tha gazetarëve se do të mungojë rreth dy javë.

Sipas B92, Cristiano ka bërë një gjest të ulët duke injoruar mediat serbe ndaj të cilave nuk dha asnjë prononcim.

5 herë fituesi i “Topit të Artë” dha vetëm një deklaratë për mediat portugeze, ndërsa më pas vendosi të largohet duke bërë që disa gazetarë serbë të revoltohen nga ky reagim i pakuptimtë i CR7-ës.

Marketing