CR7 tejkalon Van Bastenin dhe Batistutan, por mbetet prapa legjendës në rekordin e madh të Serie A

Cristiano Ronaldo ka arritur t’i lë prapa Marco Van Bastenin dhe Gabriel Batistutën me rekordin që ka arritur gjatë javës së kaluar kur shënoi dy gola kundër Fiorentines.
35- vjeçari u bë lojtari i dytë më i shpejtë që arrinë shifren e 50 golave në Serie A. Portugezit iu deshën vetëm 70 ndeshje për ta arritur këtë numër jubilar.

Marketing

Ai me këtë arritje ka lënë prapa dy legjendat e futbollit Marco Van Bastenin dhe Gabriel Batistuten. Të dy lojtarëve iu deshën më shumë lojë për ta arritur këtë statistikë (83 dhe 85 ndeshje).

Porugezi me dygolëshin e fundit kundër Fiorentinës, në ndeshjen që Juventus e fitoi 3:0, arriti ta gdhendë emrin e tij në historinë e rekordeve në elitën e futbollit Italian.

Përveç Basten dhe Batistuta, pesë herë topi i artë ka arritur ta parakalojë edhe fenomenin Ronaldo, i cili gjendet i treti në këtë renditje, transmeton lajmi.net.

Ndonëse iu deshën shumë pak lojë për të shënuar 50 gola, CR7 nuk gjendet i pari në këtë ranglistë. Para tij gjendet ukrainasi Andriy Shevchenko i cili me një lojë më pak e ka mbërritur numrin e njejtë të shënimeve. (69 ndeshje 50 gola).

Më poshtë do ua përcjellim top 10-ën e lojtarëve që e kanë arritur më së shpejti shifren e 50 golave.

10.Gonzalo Higuain (96 ndeshje 50 gola)

9.Adriano (95 ndeshje 50 gola)

8.Edin Dzeko (92 ndeshje 50 gola)

7.David Trezeguet (86 ndeshje 50 gola)

6.Gabriel Batistuta (85 ndeshje 50 gola)

5.Michel Patini (84 ndeshje 50 gola)

4.Marco Van Basten (83 ndeshje 50 gola)

3.Ronaldo (77 ndeshje 50 gola)

2.CRISTIANO RONALDO (70 ndeshje 50 gola)

1.Andriy Shevchenko (69 ndeshje 50 gola)

Marketing