Cristiano dhe Georgina ekspozojnë trupat e palestruar (Foto)

Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij Georgina Rodriguez po shijojnë disa ditë pushimi në Saint Tropez, Francë.

Marketing

Çifti i njohur është fotografuar në bordin e një jahti luksoz. E teksa vëmendjen e tërheqin trupat e tyre të palestruar, Cristiano dhe Georgina duket se po kalojnë momente mjaft relaksuese. Pranë tyre është fotografuar edhe i biri i madh i yllit të Juventus, Cristiano Ronaldo Jr.

Dyshja e njohur kanë disa vite që njihen bashkë dhe takimi i tyre i parë ka qenë në një event të ‘Gucci-t’, ku Georgina punonte si asistente shitjesh. Georgina dhe Cristiano kanë sjellë në jetë një vajzë, Alana Martina, si fryt të dashurisë së tyre.

Marketing