Cristiano Ronaldo sërish pozitiv me COVID-19, humbet ndeshjen me Messin

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka dalë sërish pozitiv me koronavirus.

Marketing

Ronaldo do të mungojë përballë Lionel Messit në Champion League javën tjetër, kur Juve do të përballet me Barcelonën.

35-vjeçari insiston se ai ka ndjekur me përpikëri të gjithë rregullat anti-Covid pasi u infektua.

“Një zotëri këtu në Itali, të cilit nuk dua t’ia përmend emrin, tha se unë nuk e respektova protokollin. Kjo është një gënjeshtër”, tha Cristiano.

Ronaldo do të humbasë edhe sfidën kundër Genoa të dielën.

Marketing