Cuadrado: Juventusi triumfoi me shpirt të skuadrës

20:56 | 15 Maj 2021

Marketing

Lojtari më i mirë në “Derby d’Italia”, Juan Cuadrado ka theksuar se skuadra e Juventusit ka luajtur e bashkuar gjë që i ka mundësuar fitoren.

Cuadrado shënoi dy gola për ta ndihmuar skuadrën e tij për të arkëtuar tre pikë në “Allianz Stadium” në kuadër të xhiros së 37-të të Serie A, shkruan lajmi.net.

Juventusi triumfoi edhe pse gati gjithë pjesën e dytë ishte pa një lojtar. Pas ndeshjes, Cuadrado theksoi se “Bianconerët” fituan sepse ishin të bashkuar si skuadër.

“Nuk kisha marrë për të ekzekutuar një penallti për një kohë të gjatë, ndjeva besimin nga të gjithë bashkëlojtarët dhe Cristiano Ronaldo nuk ishte në fushë, kështu që unë shkova për ta ekzekutuar”, tha ai.

“Ishte një ndeshje e vështirë kundër një skuadre të shkëlqyeshme dhe me një lojtar më pak, por ne duhet të sakrifikonim dhe ne fituam si skuadër”, tha Cuadrado.

Napoli përballet me Fiorentinan në “Artemio Franchi” nesër dhe atyre iu duhet një fitore për të kapërcyer Bianconerët dhe për tu kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, Cuadrado theksoi se fokusi i tyre nuk është tek Napoli por tek vetja e tyre.

“Ne nuk folëm për ndeshjen e Napolit, ne duhej të fitonim ndeshjen e sotme dhe e bëmë atë. Le të shohim se çfarë do të ndodhë nesër e pastaj flasim”, përfundoi Juan Cuadrado./Lajmi.net/

Marketing