Çulev akuzon pushtetin për rritjen e numrit të të infektuarve

Rritja e numrit të të infektuarve është pasojë direkte e faktit se pushteti në vend të politikave esenciale ka bërë si PR ditor nga çështja lidhur me përballjen me koronavirusin, njoftoi në profilin e tij në Fejsbuk, ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev.

Marketing

Secili vendim i Qeverisë, thotë Çulev, lidhur me masat, veçanërisht kur zgjedhjet kanë filluar të bëhen aktuale është sjell përmes prizmit të politikës, e jo që të mbrohet shëndeti dhe jeta e qytetarëve dhe ky është fakt nga i cili nuk ka ikje.

“Nëse kanë dyshim se policia nuk ka vepruar në mënyrë adekuate, këtë çështje duhet ta drejtojnë deri tek Drejtoria e byrosë për siguri publike dhe nga ajo të kërkojnë përgjegjësi. Unë në disa raste gojarisht përmes Trupit koordinues të MPB-së, por edhe me shkrim kërkova në kohë, në mënyrë joselektuese, zbatim të plotë dhe përkatës të vendimeve të qeverisë. Mbrojtja e shëndetit, nuk është politikë. Ky është veprim operativ i policisë që është në kompetencë të plotë të Drejtorit për siguri publike, fakt të cilin ai në disa telegrame e konfirmoi dhe potencoi”, porositi Çulev në profilin e tij në Fejsbuk.

Qytetarët, theksoi ai, janë të vetëdijshëm se pas lehtësimit të masave për kufizimin e lëvizjes fshihet vetëm dëshira e partisë qeveritare për zgjedhje sa më të shpejta, ndërsa shëndeti i qytetarëve është në plan të dytë dhe për këtë në disa raste jam shprehur në opinion, por edhe në seancat e qeverisë.

Për mua, porosit Çulev, më të rëndësishëm janë qytetarët dhe mendimi i tyre dhe më tej do ta ndërmarr gjithçka që është e nevojshme për mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe shëndetit të tërë kombit dhe thekson se deklaratat e sotme janë vetëm politike dhe të njëjtat paraqesin presion jo parimor ndaj punës së tij.

Marketing