Çulev: Masën e kufizimit të lëvizjes nuk e kanë respektuar 502 persona

“Masën nuk e kanë respektuar 502, qytetarë, shumica të moshës madhore, gjegjësisht 495 perosna të moshës 18-65 vjeç, derisa 18 prej tyre të moshës mbi 67 vjeç. Deri tani janë arrestuar 199 persona, 14 të moshës deri 18 vjeç, ndërsa në 24 orët e fundit janë arrestuar 37 qytetarë”, tha Çulev sipas të cilit deri tani janë ngritur 123 padi penale për shkelësit e orës policore.

Marketing

Sa i përket masës për vet-izolim, Çulev tha se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar shkelje të kësaj mase.

Çulev në konferencën e sotme u deklarua edhe për bashkëpunimin mes MPB-së dhe ARM-së, për të cilin tha se është i shkëlqyeshëm.

“Pjesëtarët e policisë në bashkëpunim me pjesëtarët e ARM-së po bëjnë çmos që të mbrojnë shëndetin e qytetarëve”, tha Çulev i cili njëherit apeloi edhe njëherë deri tek qytetarët që të respektojnë dhe zbatojnë në tërësi masat e Qeverisë, që sipas tij janë në drejtim të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së qytetarëve.

“Vetëm në këtë mënyrë do të mund të parandalojmë përhapjen e Kovid -19”, tha Çulev.

Marketing