Çulev: MPB hap hetime në të cilat janë të përfshirë edhe funksionarë

Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev informoi se Ministria ka hapur disa hetime në të cilat janë të përfshirë edhe bartës të funksioneve publike.

Marketing

Ai për TV 21 tha se tashmë kanë hapur hetime në sferën e krimit të organizuar dhe korrupsionit, pa bërë të ditur hollësi.

“Do të dalim në periudhën e ardhshme edhe me konferenca për media përmes të cilave do ta informojmë publikun, e këtë nuk e bëmë paraprakisht për shkak të virusit korona”, tha Çulevi, duke shtuar se në hetim janë të përfshirë edhe funksionarë të tanishëm, ndërsa se qasja është e paanshme.

Marketing