Çulev: Padi penale për tre persona e arrestuar në Hasanbeg, po identifikohen protestuesit

Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev në konferencën e sotme për shtyp pas ngjarjeve të djeshme në Hasanbeg të Shkupit tha se tani më është dorëzuar padi penale deri te Prokuroria Themelore Publike për tre personat e arrestuar.

Marketing

Çulev theksoi se për momentin po identifikohen edhe personat që morën pjesë në protestë, dhe kundër tyre do të parashtrohet padi konkrete, respektivisht ata që shkelën orën policore do të përballen me kallëzime penale sipas nenit 206 të Kodit Penal, për mosrespektim të masave shëndetësore gjatë pandemisë.

Marketing