Çulev: Qytetarët të votojnë të lirë

Të dielën në mesnatë përfundon fushata parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut.

Marketing
Nga KShZ kanë bërë të ditur se janë gati për mbajtjen e zgjedhjeve ndërsa me protokollet e parapara për votim, qytetarët janë të sigurt gjatë pjesëmarrjes në zgjedhje. Kësaj radhe zgjedhjet do të zgjasin tre ditë.
Të hënën do të votojnë 716 persona të prekur me Kovid – 109 apo ata që janë në izolim, ndërsa të martën 8852 persona të sëmurë. Edhe ministri i brendshëm, Naqe Çulev, thotë se MPB po bën të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
“Të mos bëhen pre e çfarëdolloj presioni nga partitë, presione nga struktura biznesi, nga kriminelë lokalë dhe struktura kriminale. Pra, të dalin dhe të votojnë të lirë sipas bindjes së tyre politike.”,- tha ministri i brendshëm, Naqe Çulev.
Më 15 korrik të drejtë vote kanë mbi një milion e 800 mijë qytetarë, ndërsa ata votën e tyre do të mund ta japin prej orës 19 deri në orën 21 në 3480 vendvotime në gjashtë njësi zgjedhore.
Marketing