Cuomo: Policia e New York nuk ka punuar si duhet

Guvernatori i shtetit federal amerikan New York, Andrew Cuomo deklaroi se policia e New York “nuk e ka bërë punën e saj” sepse nuk arriti t’i parandalojnë grabitjet dhe aktivitetet e tjera kriminale gjatë protestës për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd.

Marketing

Cuomo gjithashtu tha që prefekti demokrat i New York, Bill de Blasio, nuk e kuptoi shkallën e protestës, me vrasjen e Floyd të paarmatosur gjatë arrestimit të tij të dhunshëm në Minneapolis javën e kaluar.

Guvernatori tha se Departamenti i Policisë së Qytetit të New York, i cili ka 38.000 oficerë policie, duhet të kishte sistemuar më shumë forca për të parandaluar plaçkitjen dhe vandalizmin, njoftojnë mediat amerikane.

“New York dhe prefekti nuk e e kanë kryer punën e tyre. Mendoj se prefekti e nënvlerësuar shkallën e problemit”, shtoi ai.

Guvernatori demokrat Cuomo në një konferencë shtypi e kritikoi presidentin republikan Donald Trump për, siç tha se ishte përgjigja e tij e dobët ndaj protestave në të gjithë vendin.

Cuomo deklaroi se Trump e përdor pozicionin e tij për t’u përqendruar në vjedhjet e njerëzv, kështu që “ai nuk do të duhet të flasë për vrasjen e George Floyd”.

Marketing