Curry nuk ndalet së shënuari, arrin statistika mahnitëse

10:43 | 15 Prill 2021

Marketing

Skuadra e Golden State Warriors, e mposhti Oklahoma City Thunderin me rezultat 109-147.

Stephen Curry tregoi edhe një herë tjetër aftësitë e tij fantastike. Gjatë 29 minutave që Curry zhvilloi, arriti të realizojë 42 pikë, 8 asistime, 6 kërcime dhe shënoi 11 treshe në 16 tentimet e tij, transmeton lajmi.net.

Kjo ishte fitorja e 27 e Warriorsave krahas 28 humbjeve që i kanë dhe gjenden në pozitën e nëntë në Konferencën Perëndimore.

Warrios po lufton për të siguruar një vend në play-off dhe do të luajë ndeshjen e radhës ndaj Clevand Cavaliers.

Më poshtë mund të shikoni edhe një përmbledhje të ndeshjes:/Lajmi.net/

Marketing