Cvetanka Periq zgjedhet gjykatëse e re në Gjykatën e Lartë

Anëtarët e Këshillit Gjyqësor në seancën e sotme me vendim unanim kanë zgjedhur Cvetanka Periqin për gjykatëse penale në Gjykatën e Lartë, e cila kishte qenë e ranguara e parë në mesin e katër kandidatëve.

Marketing

Në seancën e sotme në pikën e rendit të ditës është po ashtu edhe shkarkimi i kryetarit të gjykatës ndërsa sipas burimeve nga gjykata bëhet fjalë për kryetarin e Gjykatës së Lartë, Jovo Vangellovski.

Kryetari i Këshillit, Kiro Zdravev, në deklaratë para seancës, nuk kishte precizuar nëse do të diskutojnë për shkarkimin eventual të Vangellovskit, pasi këto pika nuk janë të hapura për publikun.

Marketing