Cvetanov: Çavkov ka montuar raste, e bija e Çavkovit kundërshton: Duan ta njollosin babain tim

Ish- drejtori i Drejtorisë për kundërzbulim financiar, Vane Cvetanov, tha se ish- drejtori i BSP-së, Mitko Çavkov gjatë mandatit të tij ka montuar 30 raste duke shkatërruar qindra familje, ka montuar raste kundër 21 organizatave joqeveritare.

Marketing

“Ka mbi 30 raste politike, janë arrestuar drejtorë, gazetarë, doganierë, nëpunës policorë dhe persona tjerë nga grupe të ndryshme në shoqërinë me qëllim që t’i tregohet dikujt se në qoftë se nuk hesht para regjimit mund të arrestohet pa kryer asnjë vepër penale”, tha Cvetanov.

Nga ana tjetër, e bija e Mitko Çavkovit tha se babai i saj nuk ka montuar asnjë rast. Ajo shtoi se në opinionin publik lëshohen gënjeshtra për ta njollosur babain e saj.
“Është gënjeshtër se ai ka montuar raste. Kjo që po ndodh është hakmarrje. Ky dënim është drakonik. Pas këtij aktvendimi do të pasojë nënçmim dhe njollosje të personalitetit tij. Duan ta prezantojnë si kriminel”, tha Çavkova.

Mitko Çavkov në profilin e tij të Facebook-ut ka shkruar se “porosia e mafias e cila mbizotëron në Maqedoni u realizua: Akuzë monstruoze, e cila është drakonike dhe e pabazë. Për vilën në Halkidiki, vajza e Mitko Çavkovit deklaroi se është duke i mbledhur të gjitha dokumentet për të treguar se babai i saj nuk ka asnjë vilë në Greqi. Çavkov, njëri prej 16 të dënuarve për rastin “27 prill”, mori dënim më të lartë prej 18 vjetëve. Avokati i tij paralajmëroi se do të ankohet në Gjykatën e Apelit.

Reagoi edhe VMRO-DPMNE. Nga partia opozitare thonë se Maqedonia është shteti i vetëm në Evropë në të cilin në shekullin 21, nëpër burgjet ka të burgosur politik, që mendojnë ndryshe nga Zoran Zaev.

Marketing